Monday, July 29, 2013

Gjira i thot "Kurv" Tunës (Zogut)

Ka vazhduar lufta mediatike mes pop superyllit Tunës dhe rivales së saj tashmë të përbetuar, Gjirës.

Pas sulmit nga Gjira me këngën “Mos na prish Imixhin” ku këngëtarja tentoi të demaskonte Tunën për gjestin e saj kontravers të prekjes së zogut, ishte më pas edhe Tuna ajo që rëndë thumboi.

“Unë nuk shëroj pacientë. Deri tani në rrugën time kam pasur shumë vështirësi, por kam qenë reale. Kam qenë gjithmonë kjo që jam sot, e drejtpërdrejt dhe korrekte në stilin tim. Ka pasur shumë që kanë tentuar të arrijnë famë në takat e mia, por jo... përkundrazi ata i mori era”, kishte thënë Tuna për emisionin Prive në Klan Kosova.

Duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Gjirës, e cila nga distanca ka tentuar ta ‘qëllojë’ në shenjë Tunën, por me fjalë shumë të rënda siç është fjala k*rvë në gjuhën angleze.

Në një seri postimesh në faqen e saj zyrtare në Facebook, Gjira ka akuzuar sërish Tunën për gjestin e saj.
“A bën një ‘share’ masive veq për hatër të atynve që hala nuk e kanë kuptu esencën e këngës – merr msim b*tch. As un sjom perfekt – po b*tchat nuk i baj hiq (sic.)”, ka thënë Gjira në dy postime në Facebook gjatë të dielës duke i bashkëngjitur dhe këngën diss kundër Tunës.


Klikoni ne reklama qe gjinden ne faqe, faleminderit :)

Sunday, July 28, 2013

Elvana Gjata ben silikon ne gjoks !

Një tjetër ndërhyrje kirurgjike ka ndodhur tek pjesëtarët e estradës shqiptare.

Këtë herë bëhet fjalë për këngëtarën Elvana Gjata e cila ka bërë operacion gjoksin e saj.

Këtë lajm e ka bërë të ditur një person i afërt me këngëtaren.

Në këto foto shihen qartë ndikimet e operacionit.


                                        Klikoni ne reklama qe gjinden ne faqe, faleminderit :)

Dafina Zeqiri "çmend" edhe femrat (FOTO)

Oriela Nebijaj, prezantuesja e dashur e “Vila 24”,ka festuar fundjavën e shkuar ditëlindjen e saj të 27-të. Festa e pazakontë, e organizuar në qytetin e Durrësit, kishte mbledhur bashkë në një prej resorteve më të njohura atje, miqtë më të afërt të moderatores.

Mes dhuratave të shumta dhe luleve shumëngjyrëshe, surpriza e mbrëmjes ishte prezenca e një prej zërave më të mirë të skenës, Dafina Zeqirit, e cila, përveçse mike shumë e mirë e Orit, ishte njëherësh edhe e ftuar nga club-i buzë detit për të performuar atë natë aty,transmeton Ballkanweb.

Torta, fishekzjarrët dhe këngët e famshme të Dafinës, i dhanë ritme të veçanta darkës, e cila kulminacionin e pati kur prezantuesja e njohur u ngjit mbi skenë me ftesë të Daffy-t për të kërcyer bashkë me të, këngën e saj të preferuar “Mos e nal”. Performanca seksi e dy bukurosheve, ekzaltoi gjithë publikun e pranishëm, të cilët njëzëri i uruan Orit bashkë me këngëtaren kosovare ditëlindjen...

Urimeve të të pranishmëve u bashkohet sot edhe “Bluetooth”, për një jetë të gjatë e të bukur për Orin. Edhe 100 Ori, qofsh gjithmonë kaq e mirë dhe e suksesshme


                                                   Klikoni ne rekalam, faleminderit :)

Adelina Tahiri super trup (FOTO)

Këngëtarja Adelina Tahriri, duket të ketë arritur linja perfekte trupore.

Këtë e dëshmojnë fotot e shpeshta që ajo poston në rrjetin social Twitter. Beli i saj shfaqet tejet i hollë, gati sa nuk “thehte”.

Fotot e saj vijnë nga vende të ndryshme, që dëshmojnë edhe lëvizjet e saj nëpër shumë vende, për shkak të koncerteve gjithandej ku jetojnë shqiptarë

                                           Klikoni ne reklama qe jan ne faqe, faleminderit :)

Blero lokal veror ne Suharek

                                          Klikoni ne reklama qe jan ne faqe, faleminderit :)

Ka zgjedhur që në natën e parë në lokalin veror të tij të ftojë përveç tjerash edhe këngëtaret Afërdita Dreshaj e Dhurata Ahmetaj.

Blero, përveç biznesit në këngë këto ditë i ka hyrë edhe biznesit të dytë të tij duke hapur kështu një lokal verorë në Therandë.

Këngëtari, mbrëmjen e së enjtes ka pasur hapjen e këtij lokali nate, ndërsa duket se është ndarë shumë i kënaqur me angazhimin e tij të ri.

Ai përmes rrjeteve sociale ka premtuar therandasit se çdo herë do të bëj ndejat më të bukura që siç thotë, në të vetmen adresë që të çon atje.


Angeline Jolie ka vetëm 42 kilogramë

Artistja e njohur Angeline Jolie vazhdon të humbasë peshë e tani ka 42 kilogramë, aq sa ka pasur kur qenë 16 vjeçare.
Angeline në kohë të fundit shumë herë ka qenë në listën e femrave më të dëshiruara porse vështirë se më do të jetë e tillë pasi që “Nacional Enquirer” pohon se artistja është ligur shumë dhe se ka probleme anoreksinë.
Siç pohojnë burime të paidentifikuara, Brad Pitt ak frikë se Angeline do të mund ta përballojë operacionin e vezoreve meqë është shumë e lodhur dhe punon tepër shumë në projektet humanitare të OKB-së.
-Pesha e saj tani është më e vogël se sa që ka qenë kur ishte 16 vjeçe e Brad brengoset nëse bashkëshortja e tij e ardhshme do të mund të i bëjë ballë operacionit sepse ai do të mund ta mbysë, ka thënë bashkëbiseduesi i tabloidit “National Enquirer”.

                                                  Klikoni ne reklama, faleminderit !! :)





Gold Ag, për ditëlindje në xhami!

Dje me 28 korrik, Arian Agushi, i njohur si Gold Ag, mbushi 27 vjet. Por ndryshe nga ditëlindjet e kaluara kur atë e zinte mëngjesi duke festuar me miqë, ai këtë herë vendosi që edhe këtë ditë si shumë ditë tjera të vizitoj xhaminë, e sidomos tash kur myslimanët festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Mësohet se Ariani, është parë në xhaminë që gjendet tek lagjja e njohur si “Mahalla e Muhaxherve”, rreth orës 3:30 të mëngjesit të sotëm duke u lutur.
E kur Ariani feston ditëlindjen, vlen të theksohet se vetëm për pak orë atij i kanë shkuar në adresën e tij në Facebook qindra urime nga fansat e tij/I

                                                      Klikoni ne reklama fansat e Gold AG !