Superylli shqiptar, Tuna, është kundërpërgjigjur ashpër ndaj kritikave drejt saj prej këngëtareve tjera.
Ishte Gjira ajo që së fundmi plasoi ‘dissin’ “Mos na prish
Imixhin”, që kryekëput i drejtohej Tunës për gjestet e saj kontraverse
të prekjes së zogut dhe suksesit të jashtëzakonshëm nëpërmjet tij.
Në vargjet e kësaj kënge Gjira tentoi ta demaskonte Tunën dhe kjo e
fundit duke se mjaft mirë e di se për çfarë bëhet fjala. Zogu është
shprehur në një intervistë për Prive se ky ishte tentim për të bërë famë
në krah të saj.
“Shpeshherë më kanë përkufizuar si mendjemadhe, si dikush që nuk
flet, por nuk jam ashtu. E di për çfarë bëhet fjalë kur më pyesni për
atë gjë dhe më lejoni të shprehem për këtë”.
“Unë nuk shëroj pacientë. Deri tani në rrugën time kam pasur shumë
vështirësi, por kam qenë reale. Kam qenë gjithmonë kjo që jam sot, e
drejtpërdrejt dhe korrekte në stilin tim. Ka pasur shumë që kanë tentuar
të arrijnë famë në takat e mia, por jo... përkundrazi ata i mori era”,
ka thënë Tuna për emisionin Prive në Klan Kosova.
Tuna shtoi pos tjerash se ka gati projekte të reja, të cilat do të
publikohen në shtator dhe të cilat do të jenë të denja për të pasuar
superhitin “Fenix” në bashkëpunim me Cozman.
“Fenix” një muaj pas lansimit ka arritur të gjenerojë rreth gjashtë milionë klikime
Klikoni ne reklama qe gjinden ne faqe, faleminderit :)
No comments:
Post a Comment