Sunday, July 28, 2013

Gold AG kundër alkoolit – thotë se do t’i largojë tatuazhet

Dashuria dhe devotshmëria ndaj fesë islame kanë bërë që këngëtari Arian Agushi, i njohur si Gold AG, të realizojë ilahi. Kolazhi që mbanë titullin “Më fal o Allah” është duet me hoxhë Avdush Krosa dhe i referohet konsumimit të alkoolit, ku këngëtari me anë të kësaj ilahie ka dashur të tregojë pasojat që mund të sjellë alkooli.

“Për fat të keq konsumimi i alkoolit te shoqëria jonë është mjaft i pranishëm, kështu që kam dashur që me anë të kësaj ilahie të përçoj një mesazh te të gjithë ata të cilët e konsumojnë alkoolin. Kjo është ilahia e parë në bashkëpunim me hoxhë Avdush Krosa dhe besoj që do ta pëlqejnë të gjithë”, ka thënë reperi për Zëri.
Këngëtari pranon se është një besimtar i devotshëm, por vazhdon ta mundojë fakti se në trupin e tij ndodhen disa tatuazhe, të cilat duhet t’i largojë vetëm me ndërhyrje kirurgjike.

“Tatuazhet i kam bërë para shumë vitesh, ka qenë diku viti 2005 apo 2006 dhe për faktin se ato ndalohen në fenë islame, kam vendosur t’i heq, por këtë mund ta bëj vetëm me ndërhyrje kirurgjike me laser.

 Por megjithatë unë me zemër jam i lidhur për fenë time myslimane dhe jam penduar për këto tatuazhe që i kam bërë dhe vazhdimisht pendohem te Allahu. E di se bëhen shumë thashetheme për këto tatuazhe që i kam, por me kalimin e kohës do t’i mënjanoj”, ka shtuar Ariani.
Ilahia “Më fal o Allah” do të lansohet të dielën mbrëma pikërisht në ditëlindjen e Gold AG.


                                               Klikoni ne reklama qe ta ndihmoni faqen !! :)

No comments:

Post a Comment