Tuesday, July 16, 2013

Unikkatil koncert perseri ne Kosov

Eshtë 15 korriku. Për shumë është një datë e rëndomtë, por për miliona shqiptarë është një datë shumë e rëndësishme. Rikthehen kujtimet e një prej ngjarjeve më të mëdha, koncertit të një prej legjendave të muzikës dhe kulturës shqiptare. Dhe, me kujtimet rikthen po ashtu edhe ndjesinë e këtij koncerti, i cili është konfirmuar se do të ketë shumë shpejtë edhe pjesën e tij të dytë.



Unikkatili sërish do të vijë. Jo për vizitë, por për koncertin e tij të dytë. Ashtu si koncertin e parë i cili ishte madhështor në të gjitha aspektet, edhe koncertin e dytë të Unikkatilit do ta organizojë kompania POWOW Entertainment.

Në një intervistë ekskluzive për Top Kohën, pronari i kompanisë POWOW Entertainment, Albin Gashi, ka zbuluar lajmin e madh, duke konfirmuar një rikthim të Unikkatilit për adhuruesit shqiptarë.

Klikoni ne reklama qe ta ndihmoni WebSite-in ton. Faleminderit :)

No comments:

Post a Comment