Thursday, July 18, 2013

Videoklipi në Dubai, publikohet të shtunën

                                       Klikoni ne reklama qe ta ndihmoni site-n! Faleminderit :)

Lyrical Son ka konfirmuar për Telegrafin se të shtunën do të lansohet kënga e tij e re me videoklip.

“Metapylamapej” quhet projekti i ri i Lyrical Son, videoklipi i të cilit është xhiruar në Dubai. Lyrical Son ka treguar detajet e këngës për Top kohen dhe pritshmëritë e tij, ashtu sikurse titullin kontravers të kësaj kënge.

“Videoklipi i ri do të publikohet të shtunën në emisionin Prive.

 Ky projekt është xhiruar në Dubai, pra është një prej atyre dy projekteve që i kam punuar në Dubai”.

“Kuptimi i titullit do të thotë ‘me ta lyp a ma jep’. Unë pres që publiku ta vlerësoj, pasi nuk mund të bëj vlerësim nga ana ime”, ka thënë Lyricali për Top Kohen.

Festimi do të lansojë edhe albumin e tij të ri brenda pak kohësh dhe i pyetur nëse ai pret që albumi i tij i ri “ZimaSamShevy” të tejkalojë albumin epik “PINT”, Lyrical përsëri hezitoi të shprehej konkretisht.

“Me të vërtet e kam të vështirë të tregoj se cili mund të jetë më i mirë e cili jo. Ajo është punë e publikut, që ta vlerësojë krijimtarinë time artistike. Por, definitivisht është album klasik, shumë klasik”, përfundoi ai.
Videoklipi i këngës është punuar nga UrbanGraphics, kurse muzika nga K-Master

No comments:

Post a Comment