Wednesday, July 17, 2013

Ledri, kthehu në skenë !

Klikoni ne reklama nese jeni fanse e Ledrit !!                                                    ------------------->>

Një prej reperëve më të mirë shqiptar, por që ka ndaluar aktivitetin e tij tash e sa kohë, Ledri Vula, kohëve të fundit është bombarduar nga kërkesat e shumë prej fansave të tij lojalë që t’i kthehet muzikës. Top KOHA sjell arsyet pse Ledri duhet ta bëjë këtë.


Ledri ndaloi aktivitetin e tij nga muzika para saktësisht një viti. Konflikti i Babastars me grupin rival nga Shqipëria, OTR, e ka pasur në front Ledrin. Por, pos kësaj lidhja me ish të dashurën Dafina Zeqiri ka shpjerë drejt një sulmi të pa precedentë ndaj tij, rrethanat e të cilit incident dihen tashmë.
Këto dhe skandalet tjera bënë që Ledri, i cili rrjedh nga një familje me kulturë dhe edukim të lartë, të ndalojë aktivitetin nga muzika, të largohet nga Babastars dhe t’i thotë lamtumirë Dafinës.
Vendimi i duhur në momentin e duhur. Këtë periudhë Ledri e shfrytëzoi shumë mirë. Ai diplomoi në regji të filmit me notë mesatare të shkëlqyer dhe madje fitoi edhe një grant nga qeveria për një kompani që do të mbrojë të drejtat autoriale.
Por, ai së fundmi është parë i shoqëruar nga reperët e njërit apo labelit tjetër dhe nëpër rrjete sociale u tregua aktiv duke komentuar projektet e reja. Ai thellë në zemër e dashuron ende hip hopin, kjo është e qartë, por duket se ka ende një pa siguri se si do ta prisnin fansat e tij dhe nëse do të kthehej, në çfarë forme dhe pjesë e cilit grup do të ishte. Telegrafi sjell disa prej arsyeve pse Ledri duhet t’i kthehet sa më shpejt muzikës.

No comments:

Post a Comment