Friday, July 19, 2013

Gabime që nuk mund të falen lehtë në një lidhje

Klikoni ne reklama qe gjinden ne faqe! Faleminderit :)



Hatërmbetja, xhelozia, mosmirënjohja apo jo tërheqja fizike janë disa prej mëkateve të cilat do të bënit mirë që t’i shmangnit.
Ka disa gabime apo mëkate në brendësi të një marrëdhënieje që nuk mund të falen lehtë apo që mund të konsiderohen edhe si të pafalshme.
“E dua të vërtetën, por fal gabimim”,- shprehej dikur në letrat e tij Voltaire. Problemi qëndron në faktin se ka gabime që nuk mund të falen në brendësi të një lidhjeje sepse ndikojnë negativisht në mbarëvajtjen e saj, duke na çuar në humbjen e besimit, bashkëpunimit, respektit dhe më e keqja e të gjithave në humbjen e vetë ndjenjës.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, lidhja midis dy personave është sa e bukur aq edhe e vështirë, prandaj secili prej partnerëve duhet t’i kushtojë asaj rëndësinë e duhur dhe pse jo edhe më shumë, duke evituar njëkohësisht edhe mëkatet e mëposhtme:
Hatërmbetja
Në fillim të një bashkëjetese mund të jenë të shpeshta zënkat e vogla të shkaktuara nga veprime të ndryshme. Por këtu duhet të tregohemi të kujdesshëm, sepse hatërmbetja fillon nga gjërat e vogla dhe të parëndësishme në dukje dhe rritet derisa shndërrohet në një nervozizëm shqetësues. Por ka edhe nga ato situata ku hatërmbetje të tilla nuk shprehen derisa vjen një ditë dhe njëri prej partnerëve “shpërthen”. Asnjëherë mos u mundoni t’i sqaroni gjërat në debat e sipër. Jepini kohë njëri-tjetrit dhe mbasi të jeni më të qetë mundohuni që të gjeni gjuhën e përbashkët.

No comments:

Post a Comment