Monday, July 22, 2013

Shqiptarja punon videon seksi ta mposht Kim Kardashian !

Klikoni ne reklama qe ta ndihmoni site-n! Faleminderit :)

Ish-e dashura e Kris Humphries, shqiptarja Myla Sinanaj, shpreson të bëhet e suksesshme duke lançuar një video seksi. Fatmira, e cila preferon të thërritet Myla, e ka xhiruar tashmë videon pikante me një sozi të basketbollistit Kris Humphries, ish-burri i Kim Kardashian. Xhirimi është bërë nga Vivid Entertainment, e njëjta kompani që shpërndau në 2007 videon seksi të Kim Kardashian, një filmim që e bëri të famshme vajzën me forma të bollshme, që nuk njihet për ndonjë talent të veçantë.
Por vajza me origjinë shqiptare duket se është e vendosur të ecë në të njëjtët hapa që ka ecur Kim. “Mund të mos e pëlqej dhe aq Kimin, por ajo është e zgjuar dhe seksi. Fakti që unë i ngjaj shumë më bëri të mendoj, pse të mos bëj një video seksi dhe të nxjerr edhe unë miliona nga ndonjë reality shou?”, citohet ajo nga Daily Mail.
Myla thotë se ka bërë një marrëveshje me kompaninë Vivid para xhirimit të skenave, madje me partnerin që shfaqet në video ka pasur një tërheqje fizike që në momentin e parë.
Vendimi i Mylës më shumë se sa një përpjekje e guximshme, është një kopje strategjie,pasi pikërisht për shkak të videos intime me reperin Ray J, ajo u katapultua menjëherë në majat e shoubizit, duke nxjerrë miliona dollarë fitime. Kim filmoi momentet intime me të dashurin në moshën 23-vjeçare, ndërsa reality shou i saj fitimprurës “Keeping up with the Kardashians” nisi tetë muaj pas shpërndarjes së videos.
Vitin e kaluar, videoja u rikthye edhe njëherë në qendër të vëmendjes, për shkak të një videoje tjetër ku shfaqeshin tri parukiere duke e parë. Vivid i bleu të drejtat e videos për 1 milion dollarë, ndërsa në prill të 2007-s, Kim braktisi procedurat ligjore që kishte nisur kundër kompanisë pornografike, duke arritur me të një ujdi prej 5 milionë dollarësh.

No comments:

Post a Comment